TAIVA përdor përbërësit më inovativ, me cilësi të lartë, të provuara shkencërisht dhe formulime të provuara klinikisht. Të gjitha produktet tona janë pa parabenë dhe pa silikonë dhe prodhohen në BE, me licencë nga SHBA-ja.
TAIVATAIVA përdor përbërësit më inovativ, me cilësi të lartë, të provuara shkencërisht dhe formulime të provuara klinikisht.
Prodhimet tona janë dizajnuar të ofrojnë kujdes të përparuar për lëkurën duke zbatuar arritjet më të reja në fushën e lëkurës dhe bioteknologjisë/dermatologjisë – duke siguruar rezultatet më të mira për klientët tanë.
Prodhimet tradicionale kozmetike përmbajnë molekula të mëdha të cilat nuk mund të hyjnë në shtresat e thella të lëkurës, kurse kështu ndikojnë/i mbrojnë kryesisht vendet më sipërfaqësore të lëkurës (shtresën e epitelit) nga stresi dhe nga dëmtimet e shkaktuara nga mjedisi jetësor.
TAIVA ofron një spektër të gjerë prodhimesh të cilat i tejkalojnë kufijtë e kozmetikës tradicionale dhe janë me teksturë të lehtë, me aftësi absorbuese të shpejtë dhe me performanca ultra të larta në shtresat më të thella të lëkurës.
Të gjitha prodhimet tona janë pa parabenë dhe pa silikonë dhe prodhohen në BE me licencë nga SHBA-ja.
Parabenët janë konzervansët që përdoren më shpesh në prodhimet e kozmetikës të cilët futen shpejt në lëkurë dhe kanë aftësi të pengojnë aktivitetin e hormoneve. Studime të shumta shkencore dëshmojnë se kur parabenët reagojnë me UVB dritë diellore e dëmtojnë ADN-në dhe shkaktojnë plakje të parakohshme të lëkurës. Ne ju garantojmë se prodhimet TAIVA nuk përmbajnë parabenë, por vetëm risi, kujdes dhe bukuri.
Silikonët dhe derivatet e tyre janë bashkime sintetike të cilat përdoren më shpesh në prodhimet kozmetike. Bashkimi Evropian i klasifikon si përbërje të cilat e pengojnë funksionin e endokrinës dhe mund të shkaktojnë toksicitet riprodhues që mund të dëmtojë pjellshmërinë. Ne ju garantojmë se prodhimet TAIV nuk përmbajnë silikozë, por vetëm kujdes, përkushtim dhe përbërje të zgjedhura me kujdes.