Pse Taiva

PSE TAIVA

 

TAIVA përdor përbërësit më inovativ, me cilësi të lartë, të provuara shkencërisht dhe formulime të provuara klinikisht. Të gjitha prodhimet tona janë pa parabenë dhe pa silikonë dhe prodhohen në BE me licencë nga SHBA-ja.

SEPSE SHKOJMË PËRTEJ KUFIJVE TË KOZMETIKËS TRADICIONALE

SEPSE I KUPTOJMË DËSHIRAT DHE NEVOJAT TUAJA

SEPSE I DIJMË SEKRETET E FUNDIT PËR LËKURËN

SEPSE JEMI TË INSPIRUAR NGA RISITË

SEPSE KEMI HYRË TASHMË NË EPOKËN E NEUROKOZMETIKËS

SEPSE OFROJMË KUJDES TË PËRPARUAR DHE NË DISPOZICION TË LËKURËS

Neurokozmetika – kozmetikë e zgjuar për shekullin e ri

 

TAIVA përdor përbërësit më inovativ, me cilësi të lartë, të provuara shkencërisht dhe formulime të provuara klinikisht.

Prodhimet tona janë dizajnuar të ofrojnë kujdes të përparuar për lëkurën duke zbatuar arritjet më të reja në fushën e lëkurës dhe bioteknologjisë/dermatologjisë – duke siguruar rezultatet më të mira për klientët tanë.

Prodhimet tradicionale kozmetike përmbajnë molekula të mëdha të cilat nuk mund të hyjnë në shtresat e thella të lëkurës, kurse kështu ndikojnë/i mbrojnë kryesisht vendet më sipërfaqësore të lëkurës (shtresën e epitelit) nga stresi dhe nga dëmtimet e shkaktuara nga mjedisi jetësor.

TAIVA ofron një spektër të gjerë prodhimesh të cilat i tejkalojnë kufijtë e kozmetikës tradicionale dhe janë me teksturë të lehtë, me aftësi absorbuese të shpejtë dhe me performanca ultra të larta në shtresat më të thella të lëkurës.

Të gjitha prodhimet tona janë pa parabenë dhe pa silikonë dhe prodhohen në BE me licencë nga SHBA-ja.

 

SHKENCË INOVATIVE DHE PËRBËRJE TË DËSHMUARA

Neurokozmetik kundër plakjes. E ripërtërinë neurotransmisionin midis përfundimeve të nervave dhe fibroblasteve, duke e stimuluar sintezën e kolagjenit dhe elastinës. E ndalon dhe anulon plakjen e lëkurës.

In-Cosmetics® Innovation Zone – çmimi për përbërjen më të mirë në vitin 2015

Neurokozmetik mirëbërës. Neuropeptid aktiv I lartë biomimetik që në kombinim me lipide lehtëson absorbimin e peptideve në lëkurë. E qetëson shpejtë lëkurën e irrituar , e zvogëlon skuqjen dhe ënjtjen, dhe e mbron lëkurën nga rrezatimi UV.

Ekstrakt i bimës Salicornia herbacea. Ndikon drejtpërdrejtë në metabolizmin e uresë që e hidraton shpejtë madje edhe lëkurën më të thatë dhe e zvogëlon humbjen e ujit. Hidroristrukturim i lëkurës me faktor 60.

BSB Lënda e parë më inovative për vitin 2009 (BSB Most Innovative Raw Material 2009)

Formula e vetme, e përparuar e cila vepron si shtresë aktive (dressing) që e imiton korneosferën (korneocitet dhe mjedisin e tyre rrethues) duke e rinovuar dhe duke e bërë të përkryer sipërfaqen e lëkurës. CORNEOSTICKER siguron efektin e “lëkurës së re”. Ai e zbut lëkurën, i mbulon mangësitë dhe dukshmërinë e poreve, duke bërë që lëkura të duket e përkryer dhe pa mangësi.

Neurokozmetika
Një hap më tej në bukuri dhe në trajtimet kundër plakjes.

KONCEPTI

Tashmë e dijmë se truri dhe lëkura kanë të njëjtën prejardhje embrionale. Lëkura, në të vërtetë, është vazhdim i trurit dhe ata janë të lidhur ndërmjet veti me rrjeta nervash dhe qeliza nervore. Rrjeta nervore e lëkurës zgjatet dhe komunikon me qelizat e lëkurës, nëpërmjet veprimtarisë së miliarda sinjaleve të ndryshme peptide si formë e sistemit të neurotransmisionit.

 
SEKRETI MË I RI

Sekreti më i ri i lëkurës që është zbuluar në disa vitet e fundit është zbulimi se qelizat e lëkurës kanë aftësi të komunikojnë me neuronet e lëkurës nëpërmjet neurotransmetuesve, shumë ngjashëm si dhe qelizat e trurit.

 
CILAT JANË FAKTORËT E RINJ QË PËRFSHIHEN NË PLAKJE?

Nervat, si edhe llojet e tjera qelizore, janë nën ndikim të plakjes; ky proces quhet neurodegjenerim. Kërkimet shkencore të procesit të neurodegjenerimit e theksojnë rolin kryesor të peptidit neurotoksik i cili formon shtresat e peptideve të sipërfaqes së përfundimeve nervore. Plakja, ndërsa në përgjithësi edhe akumulacioni i stresit oksidues shkaktojnë degjenerim neurotik i cili ndikon në komunikimin midis nervave dhe fibroblasteve dhe qelizave të tjera të lëkurës, që rezulton me rënie të vitalitetit të fibroblasteve, zvogëlim të sintezë së kolagjenit dhe elastinës dhe zmadhim të ndjeshmërisë së lëkurës.

 
ZHVILLIMI I NEUROKOZMETIKËS – KOZMETIKA E NEUROTRANSMETUESVE

Koncepti i ri i neurokozmetikës që filloi në vitin 2009 lidhet me përbërjet topike bioaktive të cilat e rinovojnë raportin mediator-receptor midis sistemit nervor dhe lëkurës nëpërmjet mediatorëve specialë. Kjo çoi te strategjitë e reja neurokozmetike të cilat përfshijnë modulim të neurotransmetuesve të cilët kanë rolin kryesor në balancën e lëkurës dhe mekanizmave të plakjes, kurse veprojnë në mënyrë të tillë duke e rinovuar komunikimin midis fibroblasteve dhe neuroneve. Nga cilësia e këtij komunikimi varet drejtpërdrejt edhe niveli i sintezës së proteinave strukturore, kolagjenit dhe elastinës.

Nga qasja e re ndaj shëndetit të lëkurës dhe plakjes u lind fusha e re në kozmetikë - neurokozmetika.