PBSH

PBSH

ÇKA ËSHTË NEUROKOZMETIKA?

I inicuar në vitet 2000, koncepti i ri i neurokozmetikës, ka të bëjë me përbërësit aktual bioaktivë, të cilët e ripërtërijnë interakcionin mediator-receptor në mes sistemit nervor dhe lëkurës, përmes mediatorëve special. Kjo solli strategji të reja neurokozmetike të cilat përfshijnë modulimin e neurotransmiterëve që luajnë rol të rëndësishëm në baraspeshën e lëkurës dhe mekanizmave të plakjes, duke ndikuar mbi to, ose duke i aktivizuar dhe inhibuar.

Nga qasja e re për zgjidhjen e problemeve të lëkurës dhe plakjes, lindi sfera e re kozmetike- Neurokozmetika.

NEUROKOZMETIKA TAIVA

Të inspiruar nga arritjet e fundit në fushën e neurokozmetikës, kozmetika Taiva përmban disa prej përbërësve neurokozmetik më inovativ, me efekt neurofiziologjik, specijalisht të dizajnuar të veprojnë mbi sistemin nervor të lëkurës, duke e stimuluar mekanizmin natyror dhe duke e ripërtërirë komunikimin e shëndetshëm në mes nervave dhe fibroblasteve, si dhe duke reaktivizuar qelizat dermale, më parë të dobësuara nga medijatorët e plakjes.

Rezultati përfundimtar është: lëkurë dukshëm e lëmuar, më pak rrudha, ten i shëndetshëm dhe ndriçues, rezistencë e zmadhuar ndaj ndezjeve dhe efekt të përgjithshëm të “të ndjerit mire”.

KU PRODHOHET KOZMETIKA?
Brendi Taiva prodhohet në Bashkimin Europian, me licence amerikane.
Të gjitha produktet Taiva janë të regjistruara në Bashkimin Europian, përmes përmes procedurës qendrore, në portalin CPNP.
ÇFARË PËRBËRËS PËRMBAJNË PRODUKTET, DHE A JANË NATYRORE?
Produktet Taiva përmbajnë përbërës aktiv, të cilësisë së lartë, me njohje dhe shpërblime botërore për inovim dhe me efikasitet të provuar klinikisht.
Përbërësit ndihmës në Taiva janë të gjeneratës më të re, dhe rreth 85% e tyre kanë prejardhje natyrore.
A JANË PRODUKTET TË APROVUARA NGA ORGANIZATAT SHËNDETËSORE?

Të gjitha produktet e brendit Taiva janë në përputhje me standardet e caktuara nga direktiva europiane  EC No. 1223/2009, të aprovuara nga organet regulatore Europiane, dhe të regjistruara në CPNP (Cosmetic Products Notification Portal).  

A JANË TË BËRA TESTIME NË KAFSHË?

Sipas direktivës europiane No. 1223/2009, neni 18, testimi në kafshë është i ndaluar. Të gjitha produktet e brendit Taiva janë në përputhshmëri me direktivat europiane dhe nuk janë të testuara në kafshë.

CILAT KREMRA MUND TË SHKAKTOJNË EFEKTE TË PADËSHIRUARA?

Tek disa persona mund të paraqiten efekte të padëshiruara, më së shpeshti tek ata që kanë lëkurë senzitive. Efektet e padëshiruara manifestohen me paraqitje të skuqjes ose ndjenjës së “pickimit”. Në raste më të rënda mund të paraqiten ënjtje nëse kruheni pa kontrollë. Efektet e padëshiruara zakonisht ndodhin përshkak të konzervansit, ndonjë nga përbërësit e parfumit ose ndonjë përbërës tjetër i produktit. Nëse vëreni ose e dini që jeni të ndijshëm ndaj ndonjë përbërësi i cili mund të jetë përdorur në produktin kozmetik, me kujdes lexoni përbërësit. Në Taiva produktet nuk përmbajnë paraben dhe silikon, kurse përbërësit që përdoren janë të testuara dermatologjikisht dhe hipoalergenë.

CILAT KREMRA MUND TË PËRDOREN PAS TRETMANEVE INVAZIVE DERMATOLOGJIKE?

Pas tretmaneve invazive dermatologjike, kur lëkura është e irrituar, e kuqe dhe e inflamuar, rekomandohet përdorimi i kremrave për qetësim të skuqjes dhe ndezjes,siç janë kremrat për fytyrë Neuro Cellular Soothing. Në kremin e ditës dhe natës është i implementuar neurokozmetik inovativ, lipoprotein, që lehtë absorbohet dhe depërton thellë në shtresat e lëkurës. Ndikon në atë mënyrë që imiton funksionin e neuropeptidëve natyror dhe e ndalon reaksionin kaskadë të inflamacionit. Rezultati është lëkurë e qetësuar, pa skuqje, ënjtje dhe kruarje, e revitalizuar dhe e lëmuar.

A MUND NË KONTINUITET TË PËRDOREN PRODUKTET OSE ËSHTË E NEVOJSHME PAUZË GJATË KOHËS SË PËRDORIMIT?
Rekomandohet përdorim i rregullt i produkteve të brendit Taiva, me qëllim që të arrihet efekti i dukshëm i caktuar.
A JANË PRODUKTET PLOTËSISHT TË SIGURTA PËR PËRDORIM?

Të gjitha produktet e brendit Taiva kanë vlerësim për siguri dhe efikasitet të dhënë nga personi përgjegjës i caktuar nga ana e organit regulator europian.

PËR SA KOHË MUND TË PRITEN REZULTATE NGA PËRDORIMI I KREMRAVE?

Për çdo lloj produkti të brendit Taiva, egziston periudhë kohore e caktuar në të cilën pas përdorimit të rregullt të produktit/produkteve, mund të priten rezultate të dukshme.

A dëshironi të pyesni?

Pyesni lirshëm, kurse ne do të përpiqemi t'ju japim përgjigje.