Krem për sytë CELL 2 CELL REPAIR

Shkenca e re për plakjen e neuroneve dhe tretmanin kundër rrudhave
Ngre dhe tërheq / efekt i shpejtë i lëkurës së lëmuar / mbushje e rrudhave të thella

KREMI PËR SY TAIVA CELL 2 CELL REPAIR përmban kombinim unik të përbërësve aktiv inovativ dhe me efikasitet të lartë që ndikojnë në rrudhat e vogla dhe ato të thella dhe tërësisht e forcojnë dhe tonifikojnë lëkurën

Për t’iu shtuar neuro-kozmetikës së NEUROGUARD i cili është përbërësi kyç aktiv në koleksionin Cell 2 Cell Repair, kremi për sytë Cell 2 Cell Repair Eye Cream është i pasuruar me një përbërës të shpejtë anti-rrudhë, EPS SEAFILL, i cili tendos dhe bën mbushjen e rrudhave me një efekt të provuar brenda 15 minutash, dhe agjenti antioksidant i fuqishëm MENYANTHES G i cili është një ushqim vital për lëkurën në betejën e saj të përditshme kundër radikalëve të lirë. Mbron Vitaminën C nga oksidimi, përforcon sintezën e kolagjenit dhe i kthen lëkurës qëndrueshmërinë dhe tonifikimin.


VEPRIME  TË PROVUARA KLINIKISHT:
  • në moment lëmon lëkurën dhe I rrafshon rrudhat (15min)
  • ngrit dhe shtrëngon lëkurën
  • rrit sintezën e kolagjenit dhe elastinës
  • përsëri e përforcon rrjetin e kolagjenit

ZGJIDHJE PËR:
  • rrudha rreth syve
  • kapakë të syve të ënjtur

Sytë janë dritarja e shpirtit. Kremi për sy Taiva CELL 2 CELL REPAIR mbron bukurinë e syve nga shenjat e dukshme të plakjes së parakohshme duke ndikuar në rrudhat e vogla dhe ato të thella. Përpos përbërësit neurokozmetik NEUROGUARD, kremi përmban dhe përbërësin aktiv  EPS SEAFILL i cili i tendos dhe i mbush rrudhat në kombinim me një antioksidant të fuqishëm.  Kjo formulë e lehtë unike shpejtë absorbohet, ngrit dhe përmirëson fortësinë e lëkurës rreth syve që e bën lëkurën të duket e lëmuar, e fortë dhe e përkryer. Efekti është i dukshëm 15 min pas aplikimit të kremit dhe zgjatë gjatë tërë ditës.

KREMI PËR RRETH SYVE

  • Strukturë e lehtë
  • Absorbim i shpejtë
  • Pa parabenë
  • Pa silikon


MËNYRA E PËRDORIMIT:

Aplikoni sasi të vogël në mëngjes dhe në mbrëmje , pasi fytyra dhe qafavtë jenë pastruar dhe masazhojeni lehtë me maje të gishtërinjëve  deri sa të absorbohet tërësisht.

NEUROGUARD- Zgjidhja kryesore neurokozmetike kundër plakjes

Neuroguard është i inspiruar nga arritjet më të reja në fushën e neurokozmetikës. Ai posaçërisht ndikon në sistemin nervor të lëkurës , duke e stimuluar mekanizmin natyror të lëkurës  dhe duke e kthyer komunikimin e shëndetshëm në mes nervave dhe fibroblasteve, stimulon sintezën e kolagjenit dhe elastinës, e cila është e dobësuar nga medijatori i procesit të plakjes. Rezultatet janë: lëkurë dukshëm e lëmuar, më pak rrudha, ten i shëndetshëm dhe ndriçues, rezistencë e zmadhuar ndaj inflamacioneve  dhe ndjesi e përgjithshme "e „ë nderit mire“.

NEUROGUARD është fitues i “Çmimit për përbërjen më të mirë” në In-Cosmetics® Innovation Zone në vitin 2015.

EPS SEAFILL – Përbërës i menjëhershëm anti-rrudhë

Është një egsopolisaharid (EPS) natyral unik, i cili prodhohet nga planktonët e mbledhur në detin “Mer d’Iroise” në afërsi të Brest-it, në France. Falë strukturës së pashoqe të përshtatjes ndaj lëkurës, EPS Seafill ka cilësitë për të mbushur rrudhat dhe për të lëmuar ashpërsinë e lëkurës pas një aplikimi të vetëm. Struktura e butë e mbron lëkurën dhe ka një rezultat tendosjeje menjëherë pas aplikimit. Jep efekt të dukshëm pas 15 minutash dhe qëndron e tillë gjatë gjithë ditës.

EPS Seafill stimulon sintezën e kolagjenit dhe elastinës, forcon lëkurën  dhe e përmirëson strukturën e rrjetit të kolagjenit.

VEPRIMET KOZMETIKE TË EPS

•             stimulon sintezën e kolagjenit dhe elastinës

•             përmirëson strukturën e rrjetit të kolagjenit

•             në moment i lëmon dhe ndikon kundër rrudhave  (15 мин)

MENYANTHES G – antioksidanti që tonifikon lëkurën

Menyanthes G është përbërës aktiv me veti të fuqishme antioksiduese. Rrudhat, tonusi i zvogëluar, lëkura e lëshuar, gjithë këto shenja tregojnë si indet e lëkurës ndryshojnë si rezultat i faktorëve oksidues që rriten ndër vite duke shkaktuar lëshimin e indeve. Aleati më i mirë i lëkurës për sintezën e kolagjenit është vitamini C. Vitamini C shpejtë deaktivizohet dhe degradohet përshkak të radikalëve të lirë, të cilët shkojnë e rriten gjatë viteve.  Me neutralizimin e radikalëve të lirë , Menyanthes G ndikon si mbrojtje qelizore, i largon radikalët e lirë nga vitamina C  dhe e mbron nga stresi oksidativ.Në këtë mënyrë, Menyanthes G e forcon sintezën e kolagjenit dhe rrit fortësinë dhe tonusin e lëkurës.  

VETITË E FUQISHME ANTIOKSIDUESE TË  MENYANTHES G

ORAC (kapacitet për absorbim të radikaleve të oksigjenit) masë për fuqi të vetive antioksiduese dhe aftësi për neutralizim të radikaleve të lira.

Me aftësinë e tij të madhe për ti neutralizuar radikalet e lira, MENYANTHES G e mbron vitaminin C nga stresi oksidativ, e rrit sintezën e kolagjenit dhe e rikthen fortësinë e lëkurës.

VETITË KOZMETIKE TË MENYANTHES

Veprim i forcimit dhe tonifikimit

•             i neutralizon radikalet e lira

•             e mbron vitaminin C

•             e rrit sintezën e kolagjenit

•             80% e vullnetarëve kanë vërejtur tonifikim dhe zvogëlim të dukshëm të vëllimit të rrudhave në fytyrë.

AQUA, ISOAMYL LAURATE, GLYCERIN, SQUALANE, SODIUM STEAROYL LACTYLATE, ARGANIA SPINOSA KERNEL OIL, BUTYROSPERMUM PARKII BUTTER, HYDROGENATED VEGETABLE OIL, ALTEROMONAS FERMENT EXTRACT, PHENETHYL ALCOHOL, MENYANTHES TRIFOLIATA LEAF EXTRACT, HYDROLYZED ALGIN, PHENOXYETHANOL, CAPRYLYL GLYCOL, TOCOPHERYL ACETATE, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, XANTHAN GUM, PARFUM, SODIUM HYDROXIDE, DISODIUM EDTA, CINNAMAL, CITRAL, COUMARIN, EUGENOL, LIMONENE, LINALOOL

Kompletoje rregjimin

TAIVA CELL 2 CELL REPAIR KREM DITE
MBUSHJE E THELLË E RRUDHAVE/ LËKURË E LËMUAR
KREM NATE TAIVA CELL 2 CELL REPAIR
MBUSHJE E RRUDHAVE TË THELLA / LËKURË E LËMUAR
TAIVA HYDRO ACTIVE PLUS KREM NATE
HIDRATIM / RISTRUKTUIM / LËMIM
TAIVA NEW SKIN KREM DITE
BARAZIM MOMENTAL I LËKURËS / LËMIM MOMENTAL / EFEKT I PËRKRYER PAS 14 DITËSH
TAIVA NEW SKIN KREM NATE
NJËTRAJTSHMËRI MOMENTALE I LËKURËS / LËMIM MOMENTAL / EFEKT I PËRKRYER PAS 14 DITËSH
SERUM PËR FYTYRË TAIVA CELL 2 CELL REPAIR
NGRE DHE TËRHEQ / I RIDIZAJNON KONTURAT E FYTYRËS / I AKTIVIZON PROTEINAT RINORE / I MBUSH RRUDHAT E THELA / E LËMON LËKURËN / KUJDES HIDRUES
TAIVA MEN HYDRO ACTIVE POWER AFTER SHAVE BALM
AFTER SHAVE NEURO-ACTIVE & HYDRATING SOLUTION
SERUM PËR FYTYRËN TAIVA MEN CELL 2 CELL REPAIR
SERUM PËR FYTYRË ME VEPRIM TË SHUMËFISHTË