TAIVA HYDRO ACTIVE PLUS krem dite

ZGJIDHJE INOVATIVE PËR HIDRATIMIN E LËKURËS
Hidratim / ristrukturim / lëmim

Kremi i ditësTaiva Hydro Active Plus që përmban Hydrasalinol, ekstrakt nga bima Salicornia herbacea, me aftësi të jashtëzakonshme për të mbajtur lëkurën e hidratuar madje edhe në kushtet më ekstreme. Tekstura e lehtë dhe unike me formulë hidratuese, drejtpërdrejtë ndikon në metabolizmin e uresë, e rrit dendësinë e lëkurës dhe e zvogëlon humbjen e ujit duke e hidratuar në moment edhe lëkurën më të thatë , me rezultate të dukshme dhe afatgjate.

Veprime të provuara klinikisht:

Zgjidhje 3 në 1: hidratim - ristruktuim –lëmim

  • Plotësisht e ndalon humbjen transepidermale të uresë dhe ujit gjatë 24 orëve

  • 60 herë e rrit nivelin e lagështisë së lëkurës

  • Tendosje të sërishme dhe hidroristrukturim të lëkurës

  • Rezultate të dukshme për së paku 28 ditëve përdorimi të rregullt

Zgjidhje për:
  • Lëkurë të thatë dhe shumë të thatë

  • Ashpërsi të lëkurës

  • Thatësi të tejshfaqur gjatë trajtimeve kundër akneve

Lëkura e ekspozuar ndaj ndikimeve negative të ambientit jetësor siç janë rrezet e diellit, era ose ndotja, dehidron, e humb shkëlqimin, fortësinë dhe bëhet më e ashpër dhe e pakëndshme.

Për freski më të gjatë të lëkurës nevojitet dozë ditore e hidratimit. Kremi ditor Taiva hydro active plus, që me përbërësin inovativ për hidroristrukturim Hydrasalinol, e zmadhon paraqitjen e akuaporinës 8 (AQP8) në metabolizmin e uresë dhe e stimulon kapacitetin për hidratimin e lëkurës për të prodhuar hidratim të drejtpërdrejtë madje edhe në lëkurën më të thatë. Veprimi i kombinuar i proteinave që lidhen me epidermën dhe pjesën yndyrore të shtresës së epitelit e zvogëlon humbjen e ujit dhe e rrit tendosjen e lëkurës për veprim të dukshëm dhe të vazhduar. Ashpërsia tipike për lëkurën e thatë zhduket dhe paraqitet lëkurë elastike dhe e lëmuar.

Si është i formuluar
  • Teksturë e lehtë dhe absorbim i shpejtë
  • Pa parabenë
  • Pa silikon
MËNYRA E PËRDORIMIT
  • Aplikim në mëngjes, në fytyrë dhe qafë paraprakisht të pastruara me lëvizje të lehta rrethore
  • Mund të shfrytëzohet i vetëm ose në kombinim me TAIVA serumin për fytyrë
PËRBËRËSI AKTIV

Përbërësi aktiv i Taiva Hydro Active plus  - HYDRASALINOL, është ekstrakt nga bima bregdetare (Salicornia) që ka aftësi të veçantë të përshtatjes, duke i mundësuar të rritet në toka me përmbajtje shumë të ulët dhe shumë të lartë të kripës. Kjo aftësi e jashtëzakonshme për përshtatje ka të bëjë me praninë e transportuesve të ujit dhe joneve të amoniakut, që luajnë rol në mbrojtjen e bimëve nga dehidrimi dhe nga përmbajtja e lartë e kripës në ambientin e tyre jetësor.

HYDRASALINOL e fitoi “BSB çmimin për material më inovativ të lëndës së parë” në vitin 2009

ÇFARË BËN

Tashmë e dijmë që akuaporinë 3 (AQP3), luan rol të rëndësishëm në transportimin e ujit. Akuaporinë 8 që u zbulua në kohën e fundit e transporton jonin e amoniakut, një proces paraprak i sintezës së uresë, gjë që e vë AQP8 në qendër të metabolizmit të uresë dhe bën revolucion të konceptit të hidratimit të lëkurës. Ky zbulim i hapi mundësitë për hidratimin e lëkurës dhe e inspiroi zhvillimin e Hydrasalinol, që e stimulon shfaqjen e AQP8 në epidermë dhe në të gjitha pjesët vepron kundër thatësisë së lëkurës. Ky ekstrakt është përbërës unik dhe inovativ për hidroristrukturim.

Studimet klinike kanë treguar se HYDRASALINOL:
  • E stimulon sintezën e AQP8 dhe AQP3 në epidermë!
  • E përforcon kohezionin ndërqelizor në epidermë dhe e kufizon humbjen e ujit!
  • E përforcon barrierën lipide, e përmirëson lëshimin e epidermës, e me këtë edhe zvogëlimin e humbjes së ujit!
  • 60 herë e rrit nivelin e lagështisë së lëkurës!
  • Plotësisht e parandalon humbjen transepidermale të uresë në afat prej 24 orë!
  • E rrit nivelin e përmbajtjes së uresë në epidermë!
Studim për fuqinë e jashtëzakonshme të hidroristrukturimit të lëkurës së thatë

"Pas 28 ditësh trajtim me Hydrasalinol, në krahasim me placebon, i njëjti e rrit nivelin e lagështisë së lëkurës me faktor 60"

Vepron si rregullator dinamik dhe inteligjent për përmbajtjen e ujit epidermal dhe e kompenson humbjen e ujit në mënyrë të rregulluar dhe proporcionale.

CLINICAL STUDIES

AQUA, ISOAMYL LAURATE, GLYCERIN, POLYGLYCERYL-3 STEARATE, BEHENYL ALCOHOL, GLYCERYL STEARATE CITRATE, HELIANTHUS ANNUUS SEED CERA, GLYCERYL CAPRATE, TOCOPHEROL, ASCORBYL PALMITATE, HELIANTHUS ANNUUS SEED OIL, BUTYROSPERMUM PARKII BUTTER, HYDROGENATED DIDECENE, HYDROGENATED POLYDECENE, PANTHENOL, PROPYLENE GLYCOL, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, SALICORNIA HERBACEA EXTRACT, PHENOXYETHANOL, CAPRYLYL GLYCOL, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, PARFUM, XANTHAN GUM, DISODIUM EDTA, TOCOPHERYL ACETATE, SODIUM HYDROXIDE, CITRAL, COUMARIN, GERANIOL, HEXYL CINNAMAL, BUTYLPHENYL METHYLPROPIONAL, LIMONENE, LINALOOL, ALPHA-ISOMETHYL IONONE

Kompletoje rregjimin

TAIVA HYDRO ACTIVE PLUS KREM NATE
HIDRATIM / RISTRUKTUIM / LËMIM
SERUM PËR FYTYRË TAIVA CELL 2 CELL REPAIR
NGRE DHE TËRHEQ / I RIDIZAJNON KONTURAT E FYTYRËS / I AKTIVIZON PROTEINAT RINORE / I MBUSH RRUDHAT E THELA / E LËMON LËKURËN / KUJDES HIDRUES