TAIVA NEURO CELLULAR krem qetësues

Parandalon dhe largon inflamacionin neurogjen!
Krem qetësues për lëkurë të prirë ndaj irritimit dhe inflamacionit

Kremi qetësues TAIVA NEURO CELLULAR me NEUTRAZEN ™, paraqet teknologji neurokozmetike të avancuar, me karakteristikë të veçantë në përzgjedhjen e lartë të receptorëve kundër inflamacionit, bllokadën e demonstruar të inflamacioneve neurogjene, potencialin e shkëlqyer për penetrim të lëkurës dhe profil të mirë sigurie. Menjëherë e qetëson lëkurën dhe vetëm pas 8 ditëve përdorimi të rregullt e redukton skuqjen dhe ënjtjen, e qetëson shtrëngimin e lëkurës, e parandalon plakjen e parakohshme dhe lëkura duket e rivitalizuar.

Veprime të provuara klinikisht:

Fuqia e neurokozmetikës qetësuese

  • E zvogëlon inflamacionin e lëkurës!

  • Ndjenjë qetësuese në moment!

  • E zvogëlon skuqjen e lëkurës!

  • E zvogëlon ndjenjën e lëkurës së tërhequr!

  • Mbron nga irritimet pas rrojes dhe depilimit!

Zgjidhje për:
  • Dermatit atopik, dermatit kontaktues, ekzemë, akne dhe rozacea

  • Lëkurë të irrituar pas procedurave dermatologjike; mikrodermo abrasion, AHA dhe tretmanë me laser, lëkura kimike, terapi kundër akneve dhe operacione dermatologjike

  • Kujdes pas depilimit dhe rrojës

  • Hiper-ndjeshmëri e lëkurës e nxitur nga stresi, gjendja emocionale dhe disbalansi hormonal

Inflamacioni neurogjen i lëkurës është përgjigje natyrale e trupit ndaj ndikimeve të jashtme nga rrezet UV, agjensët kimik (sapun, detergjent...), stresi i shkaktuar nga ambienti jetësor (ndotja...), substancat alergjike (parfume, konzervanse...) dhe trajtime të caktuara kundër plakjes dhe trajtime dermatologjike (piling...), ose ndaj reaksioneve të brendshme siç janë stresi, gjendja emocionale dhe disbalansi hormonal.

Kremi qetësues NEURO CELLULAR me NEUTRAZEN ™, vendos teknologji inovative neurokozmetike, në bazë të lipoproteinave që veprojnë si neuropeptide kundër inflamacionit. Duke vepruar në harmoni të përsosur me trupin në mënyrë të konsiderueshme i redukton shenjat e inflamacionit dhe irritimeve, mundëson veprim të shpejtë për reduktimin e të djegurave dhe lëkurës së irrituar, e zvogëlon ënjtjen dhe e qetëson kruarjen dhe siguron mbrojtje më të mirë dhe komoditet të lëkurës. Pas 8 ditë përdorimi të rregullt shëndeti dhe cilësia e lëkurës përmirësohen, lëkura bëhet më e qetë, më komode dhe më e revitalizuar.

Si është i formuluar
  • Teksturë të lehtë dhe absorbim të shpejtë
  • I përshtatshëm si bazë për grim
  • Pa parabenë
  • Pa silikon
MËNYRA E PËRDORIMIT
  • Aplikohet në mëngjes, në fytyrë dhe qafë paraprakisht të pastruar, me lëvizje të lejta rrethore.
  • Shmangeni pjesën përreth syve.
KONCEPTI

Sot, një nga dy gra dhe 38% e burrave vetëdiagnostifikohen me lëkurë të ndjeshme. Kjo do të thotë se gjithsej 45% nga popullata kanë lëkurë të ndjeshme. Shkaqet për hipersenzitivitetin e lëkurës kanë të bëjnë me temperaturat ekstreme, erën, ndotjen, ekspozimin në diell, produktet jopërkatëse kozmetike... Faktorët e brendshëm siç janë stresi, lodhja, madje edhe çrregullimi hormonal mund të shtohen në këto faktorë. Për këtë shkak hipersenzitiviteti i lëkurës është realitet i ndërlikuar që mund të ndikojë mbi të gjitha llojet e lëkures.

52% të grave dhe 38% të burrave kanë lëkurë të ndjeshme të vetëdiagnostifikuar
Hulumtim

NEUROCOSMETICS - kozmetika e neurotransmetuesve

Rrjeti i gjerë i nervave në dermë dhe epidermë kohët e fundit tërhoqi vëmendjen për marrëdhëniet ekzistuese midis sistemit nervor dhe të lëkurës. Kontaktet midis fibrave nervore, keratinociteve, melanociteve dhe qelizave të imunitetit janë të përshkruara me neurondërmjetësuesit që veprojnë si komunikues mobil. Këto ndërmjetësues lidhen me receptorë specifik në sipërfaqen e qelizave për të moduluar funksionet e lëkurës, siç janë proliferimi dhe diferencimi qelizor, pigmentimi dhe reaksionet imunologjike.

Si rrjedhim, shëndeti i lëkurës mbështetet në sinjalet përkatëse që lëshohen ose ndërpriten, në një periudhë përkatëse. Te sëmundjet e lëkurës, qarkullimi normal i informatave midis neuroneve dhe qelizave të imunitetit të lëkurës mund të ndërpriten ose të disbalancohen. Ndërprerja e kësaj baraspeshe nga agresioni i jashtëm ose i brendshëm çon në çrregullime kozmetike. Inflamacioni neurogjen, shkaku për hipersenzitivitetin e lëkurës dhe plakjen e parakohshme, është manifestim i tillë.

Njohja e rëndësisë të sistemit neuroimun të lëkurës në fiziologjinë e lëkurës krijoi një mundësi të re kozmetike.

U mundësua zgjidhja e gjendjeve kozmetike me përbërës aktiv që veprojnë në sistemin nervor të lëkurës nëpërmjet inhibimit ose aktivizimit të disa funskioneve të neurondërmjetësuesve.

Nga qasja e re për zgjidhjen e problemeve kozmetike u paraqit një fushë e re - fusha e NEUROKOZMETIKËS.

Zgjidhje inovative

NEUTRAZEN ™ - neurokozmetikë qetësuese

Neutrazen™ është përbërës aktiv neurokozmetik i dizajnuar për të siguruar më tepër produkte të sofistikuara kozmetike duke zmadhuar specifikën dhe efikasitetin që trajtojnë ndezje neurogjene në lëkurën e ndjeshme. Në lëkurë, inflamacioni neurogjen ka të bëjë me shkaktimin e reaksionit inflamator nëpërmjet lirimit të neuropeptideve me përfundime senzore nervore që kanë efekte të rëndësishme në sistemin vaskular të lëkurës. Në këto efekte bëjnë pjesë eritema (skuqja), lëshimi i zmadhuar vaskular dhe edema (ënjtja). Studimet klinike e konstatuan potencialin e Neutrazen ™ për të parandaluar dhe larguar shenjat e inflamacionit neurogjen kimikisht të induktuar dhe treguan se është përbërës aktiv i sigurt dhe i fuqishëm me veprim qetësues neurokozmetik specifik për lëkurë të ndjeshme. Për këtë lloj modeli të lëkurës me inflamacion neurogjen, Neutrazen ™ tregoi se ka veprim kundër inflamacioneve. Për këtë lloj modeli të lëkurës, Neutrazen ™ e inhiboi krijimin e vazodilatacionit dhe ënjtjes. Duke e ditur se inflamacioni neurogjen është i lidhur me fotoplakjen, Neutrazen ™ ofron potencial të madh në parandalimin e shenjave të plakjes së parakohshme të lëkurës.

CONSUMER TEST ON MECHANICAL INFLAMMATION

"Neutrazen ™ siguron veprim të shpejtë për zvogëlimin e ndjenjës së një lëkure të djegur dhe të irrituar për të siguruar mbrojtje dhe komoditet më të mirë të lëkurës"

AQUA, ISOAMYL LAURATE, GLYCERIN, POLYGLYCERYL-3 STEARATE, BEHENYL ALCOHOL, GLYCERYL STEARATE CITRATE, HELIANTHUS ANNUUS SEED CERA, GLYCERYL CAPRATE, TOCOPHEROL, ASCORBYL PALMITATE, HELIANTHUS ANNUUS SEED OIL, HYDROGENATED DIDECENE, BUTYLENE GLYCOL, DEXTRAN, PALMITOYL TRIPEPTIDE-8, HYDROGENATED POLYDECENE, BUTYROSPERMUM PARKII BUTTER, PHENOXYETHANOL, CAPRYLYL GLYCOL, HYDROGENATED VEGETABLE OIL, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, PARFUM, PANTHENOL, PROPYLENE GLYCOL, XANTHAN GUM, SODIUM HYDROXIDE, TOCOPHERYL ACETATE, DISODIUM EDTA, CINNAMAL, CITRAL, COUMARIN, EUGENOL, LIMONENE, LINALOOL

Kompletoje rregjimin

TAIVA HYDRO ACTIVE PLUS KREM NATE
HIDRATIM / RISTRUKTUIM / LËMIM
KREM QETËSUES NATE TAIVA NEURO CELLULAR
KREM QETËSUES PËR LËKURË QË ËSHTË E PRIRUR NDAJ IRRITIMIT DHE INFLAMACIONIT